Stadium: Trening kamp FSCG. Tifozë / Publikë: 60. Gjyqtari: Milos Savoviq (Podgorica). Ndihmësit: Vojin Ostoiq (Podgorica) dhe Ivan Pejoviq (Podgorica). Golat: Vukçeviq në 57, 65 dhe 68, Filipoviq në 84, A. Rudoviq në 89, Vujaqiq në 90+2 për Otrant; Shkrijelj në 26 dhe Batroviq në 79 për Mornar. Kartonet e verdhë: Panadiq (Otrant), Shkrijelj, Sekuliq, Kaluderoviq (Mornar)..

Sponsori i përgjithshëm

OTRANT OLIMPIK: Ljuljanoviq, Filipoviq, Gashi, Malesheviq, Muharemoviq (nga 72. A. Rudoviq), Panadiq (nga 79. Vujaqiq), Raiqkoviq (nga 86. V. Rudoviq), Sefa, Vico, Vukçeviq (nga 79. Harada), Vukotiq.

MORNAR: Pavliçiq, Xhurishiq, Kaluderoviq, Kishi (nga 67. Batroviq), Ljutica, Mitroviq, Sekuliq, Shkrijelj, Vukotiq (nga 72. Çetkoviq), Vushuroviq, Yao (nga 72. Vukoviq).

Në derbin bregdetar të luajtur në Podgoricë, Mornari u deklasua nga ekipa e Otrant Olimpikut, e cila shënoi gjashtë gola në pak më shumë se gjysmë ore.

Sulmuesit e Ulqinit ishin jashtëzakonisht të inspiruar, ndërsa ekipi u tregua shumë superior në të gjithë elementët e lojës gjatë pjesës së dytë. Futbollistët e Otrantit patën zotërim më të madh të topit, gjuajtën më shumë herë në drejtim të portës së Pavliçiq-it dhe ekzekutuan 11 Qoshe-Kuadrate.

Mornari ishte më i mirë në pjesën e parë, duke pasur më shumë zotërim të topit dhe disa mundësi më të mira.

Baranët hapën rezultatin në minutën 26, kur Shkrijelj goditi rrjetën e Ljuljanoviq-it. Më pas, Petar Vukçeviq u aktivizua dhe shënoi tre gola për vetëm 11 minuta. Lojtarët e Ulqinit vazhduan të gjuajnë në rrjetë, ku shënuan Filipoviq, Anxhelo Rudoviq dhe Vujaqiq.

Goli i dytë për Mornarin e shënoi zëvendësuesi Batroviq.