Futbollistët e Otrantit morën trajner të ri, siç u njoftua nga klubi. Në mbledhjen e sotme, si kryetar i ri i stafit teknik u emërua Xhemal Kaplanbegu, i cili do të zëvendësojë Miodrag Vukotiqin.
Kaplanbegu është një ish-futbollist i shquar i Otrantit dhe trajner që e çoi klubin nga Ulqini në Ligën e Dytë në sezonin 2021/22.
“Ai pati sukses kur në stolin teknik të klubit tonë arriti të sigurojë barazhin për pjesëmarrje në Ligën e Parë, ku ekipa jonë luajti kundër një kundërshtari të fuqishëm, ekipa FK Rudar nga Pljevlja”, thuhet në njoftimin e ekipës nga Ulqini.

Për asistentin e tij është zgjedhur gjithashtu një ish-futbollist i shquar i Otrantit, Meto Divanoviq, i cili deri më tani ka drejtuar me sukses ekipën kadete që garon në Ligën e Dytë Kadete të Malit të Zi.
“Urojme atyre shumë fat për të arritur qëllimin përfundimtar dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e klubit tonë në garën elitare. Paçi fat djema, përpara Otrant, përpara Ulqini!” përfundon njoftimi.