OTRANT OLYMPIKU DHE KF VLLAZNIA: NJË NDESHJE MIKËSORE DHE NJË NJOHJE PËR ZHVILLIMIN E FUTBOLLIT

Gjatë pushimit të përfaqësuesve, në stadiumin qytetar të Shkodrës, u luajt një ndeshje miqësore midis Otrant Olympikut dhe KF Vllaznisë. Kjo ndeshje nuk ishte thjesht një ngjarje sportive, por edhe një mundësi për të forcuar lidhjet miqësore midis dy klubave.

Në fillim të ndeshjes, Otrant Olympiku dhe presidenti Skënder Rexha morën një pllakë nderi nga pritësit, KF Vllaznia, si një shenjë falenderimi për kontributin në zhvillimin e futbollit dhe për kualifikimin në elitën e futbollit malazez. Ky gest konfirmon rëndësinë e frymës sportive dhe mbështetjes së ndërsjellë midis klubave.

Presidenti Rexha, në emër të Otrant Olympikut, u falëndrua drejtuesve të KF Vllaznisë dhe Qytetit të Shkodrës për pritjen e ngrohtë, si dhe për organizimin e darkës pas ndeshjes.

Ai deklaroi: “Falënderojmë sinqerisht drejtuesit e KF Vllaznisë dhe Qytetit të Shkodrës për pritjen vëllazërore, darkën pas ndeshjes dhe çmimet e dhëna klubit tonë dhe qytetit. KF Vllaznisë i urojim shumë suksese në periudhën e ardhshme të garave.”

Forcimi i marrëdhënieve sportive
Kjo ndeshje dhe çmimi përfaqësojnë një hap tjetër në forcimin e lidhjeve sportive dhe promovimin e futbollit në rajon. Otrant Olympiku shpreh entuziazëm për takimet e ardhshme dhe bashkëpunimin me KF Vllazninë.